Sistemi i tatimeve jashtë funksionit prej dy javësh, u pengon punën kontabilistëve

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 11:29

Prej dy javësh, sistemi qeveritar i fiskalizimit qe shërben për gjenerimin e faturave të bizneseve, nuk funksionon siç duhet. Për këtë ka mbërritur një denoncim nga një qytetar, kontabilist i cili shkruan se po përballet me vështirësi në kryerjen e detyrave të tyre, pasi për shkak të problemeve teknike dy javore, nuk dalin faturat e subjekteve.

Qytetari shkruan se platforma elektronike nuk aksesohet dhe dështon në gjenerimin e të dhënave të nevojshme për dokumentin e kërkuar nga qytetari pasi prej dy javësh nuk punon. Ky lloj ngërçi në sistem, po pengon kontabilistët dhe punonjësit e tatimeve për të marrë faturat e nevojshme për subjektet që janë të detyruara të veprojnë në bazë të ligjit.

"Nuk punon ka dy jav sistemi famshem qeveritar eshte sistemi i tatimeve, e fiskalizim ku dalin faturat e subjekteve po na pengon punen ne kontabilisteve". shkruan qytetari.

Në këto kushte, kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet tatimore për të marrë masa për t rikthyer funksionimin normal të sistemit që ka bllokuar çdo punë të tyre, apo kërkesë për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit