Masakroi kushëririn me thikë, Hazbi Velsula autori i vrasjes në Xibër të Klosit

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 12.06.2025, 10:59

Personi në foto është 28-vjeçari Hazbi Velsula autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. I riu masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pasi masakroi kushëririn me thikë. Pas ngjarjes ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person, teksa u largua drejt Tiranës.

Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit