Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Xibër-Murriz të bashkisë Klos, ku një 65-vjeçar u gjet i pajetë pranë pronës së tij, i masakruar me thikë. Viktima është identifikuar si Selim Velsula, ndërsa autori i dyshuar i krimit është kushëriri i tij, Hazbi Velsula, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes në zonën e Alliasit në Tiranë.
E bija e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u vra me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit. Ajo ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm. Vajza tha gjithashtu se autori Hazbi Velsula nuk është në depresion, por ka shkuar i përgatitur nga Tirana.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.