Mbani larg mushkonjat këtë verë duke përdorur metodën me kafe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2025, 15:58

Mushkonjat janë ndër insektet më të bezdisshme që përballemi në jetën e përditshme, sidomos gjatë muajve të ngrohtë.

Ato nuk mjaftohen me qëndrimin jashtë, por gjejnë gjithmonë mënyra për të hyrë në shtëpi apo apartamente, duke prishur qetësinë e familjeve – veçanërisht gjatë natës.

Zhurma e tyre pranë veshit, pickimet e bezdisshme dhe ndjesia e parehatshme që lënë pas, i bëjnë mushkonjat jo vetëm të mërzitshme, por në disa raste edhe të rrezikshme për shëndetin.

Për këtë arsye, mbrojtja ndaj tyre dhe largimi i këtyre “vizitorëve” të padëshiruar është bërë një nevojë e përditshme për shumë familje.

Një nga mënyrat natyrale dhe efektive për t’i mbajtur larg është përdorimi i kafesë së djegur.

Mjafton të vendosni disa lugë kafe në një pjatë dhe ta digjni për të krijuar një aromë që mushkonjat e urrejnë.

Këtë pjatë mund ta vendosni në ballkon ose pranë dritareve për të parandaluar hyrjen e tyre në banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit