Kryebashkiaku ersekar Erion Isai është zyrtarisht beqar!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.06.2025, 11:34

Ersekari më i famshëm në vend Erion Isai është zyrtarisht beqar.

Në prill 2024, Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e martesës së tij me ish-bashkëshorten Ajlin Petrelën, pas një kërkese të paraqitur nga vetë Isai në gusht të vitit të kaluar, me arsyetimin se martesa kishte humbur kuptimin dhe afeksioni mes tyre kishte marrë fund.

Çifti u martua në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Sipas burimeve në media, kryebashkiaku ersekar është qejfli i madh dhe fiksimet e tij të pazakonta çuan që e shoqja të mos duronte më dhe ta braktiste.

Historia e Erion Isait nga skenat e humorit, në zyrat e pushtetit lokal dhe tani në dosjet e SPAK është kthyer në një shembull të qartë të mënyrës sesi shpërdorimi i funksioneve publike dhe të të hypurit vetja në qejf mund të shkatërrojë jo vetëm jetën politike, por edhe atë personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit