Gjel Tavo “pastron” 2.5 MILIARD LEKË me Sadri Abazin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.06.2025, 19:18

Pas zgjedhjeve të fundit, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka lëshuar dorën dhe i ka dhënë kompanisë Alko Impex, nën pronësinë e nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, një kontratë 36-mujore për pastrimin e territorit të Himarës me vlerë 2.5 miliardë lekë (pa TVSH).

Duket se dyshja Tavo-Abazi në partneritetin e tyre jo vetëm do "pastrojnë" Himarën, por paratë publike në xhepat e tyre.

Në tender garuan katër kompani, por Alko Impex u shpall fituese, ndërsa të tjerët u skualifikuan për specifikime teknike të tenderit të përcaktuar nga Bashkia Himarë për Abazin.

Tenderi është shënuar me “REDFLAG” për mungesë konkurrence, skualifikim të palëve me ofertë më të favorshme dhe favorizim ndaj këtij operatori specifik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit