Kompania ‘Driza’ hedh mbetjet e pulave në Liqenin e Shkodrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.06.2025, 17:42

Një denoncim shqetësues ka nxjerrë në dritë një veprimtari alarmante që rrezikon ndjeshëm mjedisin dhe shëndetin publik në Shkodër. Bëhet fjalë për kompaninë e mishit të pulave “Driza”, e cila sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, shihet se hedh mbetjet e fabrikës dhe të produkteve të saj drejtpërdrejt në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Në videon e denoncuesit, një automjet i kompanisë shfaqet i parkuar buzë lumit, i pozicionuar me pjesën e pasme nga uji, ndërsa një punonjës hap dyert e mjetit dhe derdh mbetje të ngurta, të cilat duket qartë se janë mbetje nga përpunimi i pulave. Këto hedhje të papërgjegjshme jo vetëm ndosin rëndë ekosistemin e liqenit, por edhe përbëjnë rrezik të madh për përhapjen e infeksioneve dhe ndotjen e ujërave.

Përshëndetje JOQ! Ju lutem publikojeni çfarë po ndodh me Liqenin e Shkodrës! Mbetjet e pulave dhe të fabrikës hidhen direkt në ujë,” shkruan qytetari që ka dërguar videon, i alarmuar nga ajo që ka parë.

Ky veprim përbën një shkelje të rëndë të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit