Parkimi i spitalit të Elbasanit “than xhepat” e pacientëve, pagesë për çdo hyrje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.06.2025, 16:44

Një denoncim i mbërritur së fundmi në redaksinë tonë ngre shqetësime të reja lidhur me funksionimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit. Këtë herë problemi nuk lidhet me mungesën e ilaçeve, shërbimin mjekësor apo kushtet e brendshme të institucionit, por me tarifat që aplikohen për parkimin.

Sipas denoncuesit, çdo hyrje dhe dalje me automjet në ambientet e spitalit i kushton qytetarëve një pagesë të detyrueshme për biletë parkimi. Ai shprehet se është detyruar të paguajë rreth 20 mijë lekë të vjetra, vetëm për shkak të lëvizjeve të shpeshta me makinë gjatë kohës që shoqëronte një familjar për vizita mjekësore.

Nuk interesohen fare nëse ke apo s’ke një të sëmurë. Çdo dalje dhe hyrje kërkon një biletë. Nëse del për të blerë diçka, paguan. Nëse merr dikë që nuk ka mundësi të vijë vetë, përsëri paguan,” thotë ai.

Qytetari e cilëson këtë sistem si abuziv dhe të lodhshëm për njerëzit që ndodhen në situata të vështira dhe që shpesh nuk kanë alternativa të tjera përveç përdorimit të automjetit personal. Ai apelon për rishikimin e mënyrës së menaxhimit të parkimit në spital, duke kërkuar një sistem më të drejtë që nuk abuzon me qytetarët.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq albania doja te beja nje denoncim per spitalin rajonal te elbasanit per biletat e hyrjes daljes nuk pyesin keta qent se kemi apo s kemi njerez te semur ne kam hyra gati 20 here 20 mij lek kot do te blesh nje gje do t dalesh me makine do paguash bileten do maresh njerez qe s kan mundesi te vin do paguash bileten dmth esht bere e merzitshme shum.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit