Raporti holandez ngre alarmin për ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të fëmijëve

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 16:30

Një raport i fundit nga organizata KidsRights dhe Universiteti Erasmus ngre alarmin për një krizë në rritje të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, e nxitur nga përdorimi i tepruar i mediave sociale. Sipas të dhënave, rreth 14% e të rinjve të moshës 10-19 vjeç në mbarë botën përballen me probleme të shëndetit mendor, ndërsa norma globale e vetëvrasjeve për moshën 15-19 vjeç është 6 për 100,000.

Themeluesi i KidsRights, Marc Dulaert, e cilëson këtë krizë si një pikë kthese të rrezikshme, të përkeqësuar nga platformat dixhitale që vënë përparësi tek angazhimi i përdoruesve, duke shpërfillur sigurinë e fëmijëve. Ai i bën thirrje qeverive të veprojnë urgjentisht dhe të vendosin mirëqenien e të miturve mbi interesat tregtare.Raporti i vitit 2025 evidenton një lidhje shqetësuese mes përkeqësimit të shëndetit mendor dhe varësisë ndaj rrjeteve sociale, të cilat po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të fëmijëve.

Përdorimi kompulsiv i këtyre platformave po çon drejt izolimit social dhe problemeve psikologjike gjithnjë e më të përhapura. Në veçanti, Evropa del si një nga rajonet më të prekura, ku 13% e fëmijëve 13-vjeçarë përdorin në mënyrë problematike mediat sociale dhe 39% e 15-vjeçarëve janë pothuajse në kontakt të përhershëm me rrjetin. Raporti ngre shqetësimin për mungesën e të dhënave të sakta dhe kërkon veprime të bashkërenduara për të mbrojtur fëmijët në një mjedis gjithnjë e më dixhital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit