Qershori ka trokitur me temperatura të pazakonta dhe të larta duke lënë pas një pranverë të shkurtër. Në vend ka mbërritur një valë e hershme e të nxehtit veror. Në një intervistë për TVA News, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave Anira Gjoni, tha se qershori do vijojë të jetë një muaj me temperatura të larta. Sipas Gjonit muaji qershor presim që të jetë një muaj i thatë dhe sigurisht më i nxehtë me temperatura më të larta”
Sa i përket javëve të mbetur të qershorit, Gjoni tha se do të jenë me temperatura më të ulëta se sa java e parë. Për gazetaren Sedjana Huna, sinoptikania Gjoni theksoi se për këtë javë, temperaturat më të larta u regjistruan të hënën, deri ne 37 gradë celsius, ndërsa nuk la pa theksuar se na pret një verë e nxehtë përpara. Gjoni tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit do të përjetojmë një verë me anomali të theksuar klimatike.
Për muajt e verës, Gjoni tha se pritet që muaji korrik të arrijë temperatura më të larta. Ndër të tjera, Gjoni vuri theksin te zjarret që pritet të jenë prezentë si pasojë e ditëve të nxehta në vijim. Sipas Gjonit, përveç temperaturave maksimale të ajrit, të cilat kanë qëndruar për ditë me radhë mbi 35 gradë, gjithashtu dhe temperaturat minimale të ajrit kanë shënuar vlera mbi 20 gradë për netë të tëra, duke bërë që të kemi netë tropikale.
PËR MË TEPËR NDIQNI INTERVISTËN ME SINOPTIKANEN GJONI