Arrihet marrëveshja, SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 15:57

Mediat e huaja bëjnë me dije se SHBA dhe Kina arritën të martën për një kornizë për të rikthyer armëpushimin e tyre tregtar në rrugën e duhur dhe për të hequr kufizimet e eksportit të Kinës për metalet e rralla. Takimi sipas reuters dha pak shenja të një zgjidhjeje të qëndrueshme për tensionet tregtare afatgjata.

Pas dy ditësh negociatash intensive në Londër, Sekretari amerikan i tregtisë Houard Lutnick, u tha gazetarëve se marrëveshja kornizë plotëson një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar në Gjenevë për të lehtësuar tarifat dypalëshe hakmarrëse që kishin arritur nivele shkatërruese.

Zëvendësministri kinez i tregtisë Li Chenggang, tha se ishte arritur gjithashtu një marrëveshje tregtare kornizë që do t'u dërgohet liderëve të SHBA-së dhe Kinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit