Dy ditë më parë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi për rinumërimin e kutive të votimit të zgjedhjeve 11 majit në qarqet Tiranë, Fier dhe 42 kuti për votën preferenciale të kandidatëve në Dibër. Ky vendim u mor pas pretendimeve të demokratëve për një numërim jo të drejtë, dhe me shpresën se rezultati i ngushtë mund të ndryshonte pas rinumërimit.
Tashmë ka përfunduar rinumërimi i votave preferenciale në Dibër, ku është konstatuar se nga numërimi i parë ka pasur parregullsi. Sipas rezultateve të rinumëruara, është faktuar se kandidatit të PD-së Xhemal Gjunkshi i ishin shtuar 17 vota të cilat i janë hequr sot, ndërsa Përparim Spahiut po nga PD i janë shtuar 49 vota të cilat i kishin rezultuar më pak nga numërimi i parë.
Diferenca mes dy kandidatëve në numërimin e parë ishte 120 vota, ndërkohë që rinumërimi ka ngushtuar diferencën por pa ndryshuar rezultatet. Kështu PD mbetet në totalin e dy mandateve të fituara në Dibër.
Nga ana tjetër, Ismail Ukës i janë hequr katër vota nga rinumërimi. Po ashtu edhe Alketa Agollit i hequr 10 vota të cilat kishin rezultuar shtesë. Gjithsesi numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.
Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:
Alketa Agolli -10 vota
Basir Çollaku 8 vota
Xhemal Gjunkshi -17 vota
Përparim Spahiu 49 vota
Ismail Uka -4 vota
Ndërsa rezultati fillestar ishte:
Xhemal Gjunkshi 6125
Basir Çollaku 5254
Alketa Agolli 1549
Ismail Uka 1511.