Orizi Gold ‘surprizon’ qytetaren, e hapi për ta bërë pilaf dhe gjeti pleshta

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 15:42

Një qytetare ka denoncuar publikisht një rast të rëndë që lidhet me sigurinë ushqimore në vendin tonë, konkretisht të Orizit GOLD nga Teuta sh.p.k e Eleni Babameto. Me video, qytetarja tregon se si orizi i blerë i ka dalë plot me insekte brenda paketimit. Qytetarja shkruan se produkti ushqimor është blerë nën] një market pranë shkollës së Bashkuar në Tiranë, ndërsa insektet janë zbuluar pasi po e përgatiste për ta servirur në tryezën familjare për vaktin e drekës. Në mesazhin e saj denoncues, qytetarja shkruan se ka qenë duke gatuar pilaf, me orizin Gold kur vuri re praninë e insekteve dhe plezhtave, gjë që e tronditi dhe e detyroi të hidhte në kosh të gjithë ushqimin.

“Peshendetje si jeni? Te lutem postoje kte vidjo mbase e shohin plerat e ndyra se po na marin jeten po na vdesin perdit e me shum mjer fmijet tanë. Po beja dreken familjes po gatuaja pilaf dhe shikoj qe pilafi ishte i mbushur me pleshta dhe ca do ham tjeter ca na ka ngel pa ngren se dhe pleshtat ja po i hajm Ideal per pilaf me pleshta i mallkofte allahu se po na marin jete. Po sot sa e hapa e bleva te shkolla bashkuar. Po sesht hera par qe ndodh qe i vraft zoti o zot se po na marin fmit nqaf. Po per zotin e madh i gjithi po e pastroja thash mos jan pak se me erdh keq ta hidhja po ishte plot dhe e hodha ne kosh pastaj:, shrkaun denoncuesja për JOQ.

Denoncuesja thekson se kjo nuk është hera e parë që përballet me raste të tilla dhe ngre alarmin për shëndetin e fëmijëve, që sipas saj janë më të rrezikuarit nga papastërtia dhe pakujdesia me produktet ushqimore në treg. Ajo kërkon që AKU të marrë masa të menjëhershme për të kontrolluar cilësinë e ushqimeve që shiten në dyqanet e lagjeve dhe të ndëshkojnë ata që neglizhojnë standardet higjieno-sanitare.

Eleni Babameto, themeluese dhe administratore e kompanisë 'Teuta'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit