Përmet/ Djegia e plehrave helmon banorët e Piskovës, vend-depozitimi pranë burimit të ujit

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 12:55

Në fshatin Piskovë të bashkisë Përmet ka rinisur djegia e mbetjeve urbane, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit, ujit dhe në tërësi një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Sipas denoncimeve nga banorët e zonës, vend-depozitimi i plehrave është mbushur plotësisht dhe si pasojë ka rifilluar djegia e tyre në mënyrë të pakontrolluar, ashtu si një vit më parë. Në fakt situata në fjalë është alarmante për shkak të përhapjes së ndotjes.

Banorët shprehen të shqetësuar se vendndodhja ku digjen plehrat është shumë pranë burimeve të ujit të pijshëm duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Flakët dhe tymi siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksi vazhdojnë duke krijuar një situatë të padurueshme dhe me burim rrezikun që iu kanoset shëndetit të banorëve, por jo vetëm dhe ndotjes së mjedisit. Natyra bashkë me jetën e banorëve në Piskovë të Përmetit po vihet në rrezik.

Denoncimi 1

Landfilli i plerave në përmet po helmon gjith përmetin e Tepelenën

Denoncimi 2

Pershendetje si jeni. Duke pare situaten sot filloi prape djegia e plehrave ne fshatin piskove bashkia permet sepse ajo grope u mbush dhe filloi loja siç digjeshin vjet. Keto jane pamjet qe flaket vazhdojne edhe tani Ju lutemi publikojeni se jemi ne hall ne madh ku atje ndodhet dhe uji I pijshëm dhe Plehrat jane shume afer me ujin e pijshëm. Po behet krim mjedisor dhe njeheresh ndaj popullatës

Në këto raste kërkohet që institucionet vendore dhe qëndrore të mbyllin këtë venddepozitim dhe të ndërtojnë një tjetër landfill brenda standardeve të duhura që të mos rrezikojë as nënën natyrë dhe as banorët e zonës së Piskovës në Përmet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit