Bie suvaja në një pallat në Fushë-Mëzez, banorët në rrezik

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 12:29

Në një prej pallateve të Fushë Mëzezës ka rënë një pjesë e suvasë së tavanit në korridoret e shkallëve duke rrezikuar jetën e banorëve. Këtë e bën të ditur një qytetar i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet qartë se si bie suvaja nga lart-poshtë duke rrezikuar seriozisht banorët që jetojnë në këtë pallat.

Sipas qytetarit nuk ka asnjë administrator që të ruajë situatën, ndërsa banorët e pallatit janë në mëshirë të fatit, të rrezikuar nga momenti në moment. Qytetari kërkon një marrjen e masave mbrojtëse dhe rikonstruksion të këtij pallati që rrezikon njerëzit banues aty.

"U rrezikohet jeta femive tek pallatet e Ben Kosoves ne fush mzez. Bije suvaja. Ngjarja ka ndodhur dje mbasdite. S’ka administrator as asigja aty. Ne meshire te fatit", shkruan denoncuesi.

Duhet ose një administrator pallati, ose grup verifikues nga bashkia me prani dhe të inxhinierëve për të parë nga afër pallatin dhe për të vlerësuar gjendjen për të bërë gati një plan për të rikonstruktuar tavanin e këtij pallati që po rrezikon banorët, kryesisht fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit