E- Albania i rrezikon shqiptares vitet e qëndrimit në Greqi, prej 1 muaji pritje për një certifikatë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 12:01

Një qytetare shqiptare e cila jeton prej vitesh në Athinë, Greqi ka ngritur një shqetësim të saj në redaksinë e JOQ Albania, Problem të përsëritur nga shumë emigrantë të tjerë, shqetësim që ka të bëjë me vonesën në marrjen e një certifikate përmes platformës e-Albania. Qytetarja tregon se ka më shumë se një muaj që stresohet më platformën pasi ka kaq kohë që ka bërë kërkesën online për një certifikatë martesore dhe ende nuk e ka marrë, teksa shkruan se përgjigjia që merr është se kërkesa është në proces. Ajo shkruan se ka komunikuar përmes e-mail-eve me institucionin, por përgjigjia ka qenë se çështje do të kalojë në zyrat kompetente për këtë rast.

“Mirdita! Kam nje shqetesim ju lutem..Ndoshta mund te ken dhe shume te tjere si un.Kam me shume se nje muaj qe kam bere kerkese tek a-albania per nje qertifikat martesore dhe me thon qe kerkesa eshte ne proces...Ju kam kontaktuar me imail dhe me kan dhen pergjigje qe nga momenti i kerkeses e marrin qenshtje ne dore zyrat kopetente...Pyetja ime eshte dhe sa duhet te pres pasi e kerkoj qertifikaten per arsyeje dokumentash dhe me duhet te rimbyll takim te ri qe eshte me pagese pasi i pari iku pa paraqitur dokumentat...Ju lutem me ndimoni pasi ne greci nuk don shume mund te te hedhin posht shume vite qendrimi ktu per nje dokument. Un ndodhem ne athine me than ne shqiperi qe cdo gje eshte bere on linë nepermjet a-albania. Perpara nuk na vinin kodet qe te mund te futeshim tek a-albania sapo bet ju post u rregullua ndaj deshitoja ta ngrija si shqetësim. Ne jemi te regjistruar ne shijak tani cila komun e kam nuk e di pasi prej vitesh jetoj ne athine. Ε kam bere ne athine kerkesen on line”, shkruan qytetarja.

Ky dokument është i rëndësishëm për qytetaren sepse i duhet të vijojë me procedurat ligjore në Greqi dhe pikërisht si pasojë e vonesës së marrjes së certifikatës, qytetarja ka humbur edhe takimin e parë më institucionet përkatëse të palës greke për shkak të mosparaqitjes në kohë të dokumentacionit të kërkuar që po gjen pengesë nga e-Albania. Ajo kërkon që autoritet përkatëse të rishikojnë me urgjencë mënyrën e trajtimit të kërkesave të diasporës dhe të ketë një përgjigjie konkrete nga e-Albania lidhur me kërkesën e saj për certifikatën e martesës, pasi këto vonesa si pasojë e platformës i rrezikon asaj shumë në Greqi, shtetin ku punon dhe jeton. Problemet e tilla me platformën janë një shqetësim i madh për qytetarët, që kërkojnë një shërbim të shpejtë dhe efikas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit