Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht.
Trupi i fëmijës është zbuluar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Gjatë këqyrjes fillestare të trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet e deritanishme përjashtojnë dyshimet për ngjarje kriminale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur me saktësi rrethanat e këtij rasti, ndërkohë që familja e të miturit ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.