Elon Musk: Kërkoj falje për gjithçka thashë për Trump

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.06.2025, 11:20

Elon Musk ka thënë se “pendohet” për disa nga postimet e tij në lidhje me Donald Trump, duke pranuar se “e teproi”.

Musk postoi një seri statusesh në rrjetin e tij social X javën e kaluar në një luftë të zjarrtë virtuale me Trump, duke e akuzuar presidentin për përfshirje në dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein.

Ndër të tjera, drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX e e cilësoi paketën e re të taksave dhe shpenzimeve të presidentit amerikan si një "tmerr”.

Të enjten e kaluar, miliarderi postoi gjithashtu në X duke thënë se presidenti shfaqej në dosje që lidhen me pedofilin Jeffrey Epstein.

Ky postim u fshi të dielën, së bashku me disa statuse të tij të tjera që hidhnin akuza mbi presidentin.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimet e Musk për Epstein-in, teksa sekretarja për shtyp Karoline Leavitt tha:

“Ky është një episod për të ardhur keq nga Elon, i cili është i pakënaqur me ligjin e madh dhe të bukur të republikanëve për taksa dhe shpenzime, sepse nuk përfshin politikat që ai dëshironte. Presidenti është i përqendruar në miratimin e këtij ligji historik dhe në bërjen e Amerikës së madhe sërish.”

Musk nuk specifikoi për cilat postime i vinte keq që kishte shkruar...

Në një tjetër postim, Musk kritikoi tarifat e Trumpit, duke thënë se ato “do të shkaktojnë një rënie të ekonomisë në gjysmën e dytë të këtij viti”.

Në përgjigje, Trump tha për ABC News se Musk kishte “humbur mendjen”, kërcënoi të anulonte kontratat qeveritare me kompanitë e Musk dhe tha se i kishte kërkuar miliarderit të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Por dje, babai i Musk, Errol Musk, i tha korrespondentit të Sky News në Moskë, Ivor Bennett:

“Është si çdo debat. Të gjithë në një moment thonë ‘nuk do të pajtohemi kurrë’, por pastaj pajtohen.”

Ai tha se përplasja ndodhi ndoshta për shkak të “emocioneve që dolën jashtë kontrollit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit