Kris arma në Tiranë! Të rinjtë rrihen me shkopa bejsbolli në lokalin e lloto-ve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.06.2025, 11:20

Një sherr i dhunshëm ka alarmuar banorët e zonës së Ali Demit në Tiranë, mbrëmjen e 10 qershorit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një përplasje fizike mes disa të rinjve ka përfunduar edhe në të shtëna me armë zjarri. Referuar dëshmive të banorëve, në konflikt është përfshirë shtetasi Lendi Palaj, i njohur në lagje si pronar i lokalit “333”, dhe shoku i tij Xhoi Çupi – i përfshirë më parë në një ngjarje plagosjeje me armë në zonën e Shkozës, rreth dy vite më parë.

Mësohet se përplasja ka nisur pas një debati të ashpër me disa të rinj që ndodheshin në një automjet tip "Audi" me targa anglie. Pas përplasjes fizike, dyshohet se autorët janë larguar dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër ose në drejtim të automjetit, me armë që, sipas zërave në terren, mund të ketë qenë kallashnikov.

Banorët e lagjes, të shqetësuar për sigurinë raportojnë një klime gjithnjë e më të rrezikshme në këtë zonë.

“I pashë nga dritarja. Kemi fëmijë... Janë bërë të tmerrshëm këtu në lagje. S’ka gjë që nuk bëjnë,” shprehet një qytetar.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, pesë persona janë përfshirë në konfliktin që ndodhi pranë një lokali në një zonë të frekuentuar. Gjatë përplasjes, një prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për të trembur kundërshtarët. Si pasojë e sherrit, një 26-vjeçar, me inicialet G.K., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar katër të rinjtë e tjerë të përfshirë në incident dhe i ka shpallur ata në kërkim. Ndërkohë, 26-vjeçari i plagosur ka dhënë dëshmi kontradiktore mbi ngjarjen, çka po hetohet nga autoritetet. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja pistolete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit