3 mld lekë për ujë dhe Bulqiza e tharë, sistemi i ujësjellësit jashtë funksionit

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 10:57

Një denoncim për furnizimin me ujë të pijshëm ka mbërritur në redaksinë tonë. Një qytetar nga Bulqiza shkruan se në vitin 2024, kompania Curri shpk realizoi një investim prej 3 miliardë lekësh në sistemin e ujësjellësit në Bulqizë, kjo nën drejtimin e Asllan Daxhës, drejtor i ndërmarrjes së ujësjellësit. Projekti në fjalë ishte një zgjidhje për qytetarët e Bulqizës të cilët prej kohësh kishin probleme me furnizimin e qëndrueshëm dhe me presion të ujit të pijshëm. Rrjeti u vu në funksion për 1 javë provë.

Gjatë gjithë kësaj jave, sipas qytetarit uji dilte me presion duke lënë të kuptohet që problemi që po torturonte bulqizakët u zgjidh. Por kjo zgjidhje e problemit zgjat vetëm pak kohë. Pas testimit, furnizimi u ndërpre dhe rrjeti u mbyll përfundimisht pa asnjë shpjegim të qartë për banorët të cilët mezi e prisnin këtë rrjet të furnizimit me ujë. Banorët mbetën sërish në hall të madh me të njëjtin problem, pa ujë, pa zgjidhje, pas asnjë komunikim nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve Bulqizë, apo bashkia Bulqizë.

Sot qyteti i Bulqizës ka ujë vetëm 3 orë në ditë, një realitet i hidhur që rëndon përditë jetën e banorëve të zonës. Rrjeti për furnizimin me ujë të pijshëm ishte dështim i UK Bulqizë dhe bashkisë Bulqizë që pasoi me kosto financiare, ndërsa tregoi papërgjegjshmërinë e zyrtarëve lokalë, por jo vetëm edhe të kompanive të përfshira. Mjeshtri i bashkisë Bulqizë, Asllan Daxha i Ujësjellës Kanalizimeve Bulqizë, kompania Curri shpk, u serviri bulqizakëve një farsë të kushtueshme dhe jo zgjidhje të problemit me furnizim me ujë të pijshëm.

"3-miljard lek investim nga kompania curri shpk, drejtor ujsjellesi asllan daxha ne vitin 2024 esht ber ky investim dhe ja uji ku esht hap mbyll rrubinetin del me presion sic duket vetm nje jav e kan leshu sa me provu tubat por deshtuan, dhe esht mbyll perfundimisht. Bulqiza ka uj 3 or ne dit per faj te ktyre kriminelva", shkruan denoncuesi.

Banorët kërkojnë zgjidhje të situatës dhe një rrjet ë ri të furnizimit me ujë pasi vera ka kohën e saj dhe në këtë periudhë uji është një domosdoshmëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit