Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.06.2025, 08:41

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare, regjisori, aktori dhe skenaristi Leka Bungo.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale, ku vajza e tij, Alba, ka publikuar një foto pranë të atit duke e kujtuar si një luftëtar të heshtur ndaj sëmundjes më të rëndë të shekullit.

I lindur më 28 shkurt 1944 në Vlorë, Bungo është një nga emrat që ka lënë gjurmë në historinë e teatrit, filmit dhe televizionit shqiptar. Ai përfundoi studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndoqi një kurs specializimi për regji në Institutin e Lartë të Arteve.

Karriera e tij përfshin vepra të rëndësishme artistike, të cilat kanë ndikuar në formimin e brezave të aktorëve dhe regjisorëve në Shqipëri. I njohur për qasjen e tij të thellë dhe intelektuale ndaj artit skenik, Leka Bungo përfaqësonte një brez krijuesish që formësoi identitetin kulturor të vendit në dekada të vështira, por edhe të pasura me ide dhe pasion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit