Hysen Lato, 20-vjeçari i shpallur i humbur pak orë më parë nga JOQ ALBANIA, është gjetur i varur në një pemë.
Banorët e fshatit Gjonomadh kanë gjetur në orët e para të mëngjesit trupin e pajetë të 20- vjeçarit Eni dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Për momentin rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, pasi i riu prej 6 ditësh ishte larguar nga shtëpia.
Ai kishte lënë të gjitha sendet personale, celularin dhe paratë në shtëpi dhe ishte larguar në drejtim të paditur.
Ka dyshime se i riu po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike, por kjo ende nuk është konfirmuar.