Shtruesi i asfaltit të Salillarit bëhet investitor strategjik për park fotovoltaik!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.06.2025, 10:31

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi ndërtimin dhe operimin për 49 vjet të një centrali fotovoltaik në fshatin Boçovë të Fierit, një investim prej më shumë se 80 MILIONË €. Sipas të dhënave zyrtare rezulton të jetë një ndër investimet më të mëdha të këtij lloji në vend, me një kapacitet prej 82 megavatësh.

E kontraktuar për projektin do të realizohet është kompania Albania Solar Power me pronar Ëngjëll Agalliun. Kompania është krijuar së fundmi, në shkurt të vitit 2024 me një kapital prej vetëm 100,000 lekësh.

Me një kërkim të thjeshtë në QKB, deri më sot kjo kompani nuk ka dorëzuar bilance financiare apo dokumentacion tjetër që tregon për kapacitete teknike apo ekonomike për të përballuar një investim kaq të madh.

Ëngjëll Agalliu është emër i panjohur më parë në fushën e energjisë apo biznesit por jo në hierarkinë e Pëllumb Salillarit. Rezulton se Agalliu ka punuar më parë si punonjës i thjeshtë në kompaninë e ndërtimit “Salillari”, në sektorin e asfaltit.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për dhënien e lejes nga qeveria, profili i tij në Facebook është mbyllur, ndërsa ai në LinkedIn është redaktuar, ku figuron tani thjesht si “Angelo T.”

Ende nuk dihet se si është siguruar tokë publike në Boçovë të Fierit për ndërtimin e parkut diellor, një proces që zakonisht kërkon procedura më transparente që duhet t'i nënshtrohen konkurrencës, përmes bashkive apo institucioneve të tjera shtetërore.

Nga një shtrues i thjeshtë asfalti në një investitor strategjik me projekt 80 milionë euro në duar, historia e Ëngjëll Agalliut mbetet për t’u zbardhur....

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit