Kryebashkiaku i veshur me PRADA Elton Arbana, ka reaguar me një tekst të shkruar me CHATGPT pas zbulimit të JOQ se fotoja e postuar në Facebookun e tij si pjesë e një fushateje mbjellje pemësh në Shijak ishte pjesë e një biznesi privat resort dasmash në zonë.
Kryebashkiaku postoi fotot e një pamjeje të një ambienti të gjelbëruar dhe e interpretoi si pjesë e një fushate të Bashkisë për mbjelljen e pemëve në qytet ndërkohë që në Shijak maksimumi mund të gjesh ndonjë pirg të lartë plehrash, por kurrsesi pemë.
Në një reagim publik, Arbana ka pranuar se fotoja e postuar ishte marrë nga një biznes privat një resort dasmash në Shijak dhe se ishte përdorur për ilustrim. Kaq e vështirë është të gjesh një ambient të gjelbëruar në Shijak sa duhet të vidhet gjelbërimi i privatit për ta shitur si arritje të bashkisë...
Arbana thekson se Bashkia do të mbjellë pemë vetë dhe nuk do vjedhë më fotot e resorteve të dasmave.