“Pusho e qetë, engjëlli i familjes” – familjari prek me postimin për 15-vjeçaren nga Kosova të vrarë në sulmin në Graz

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.06.2025, 11:03

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ku dje humbën jetën 11 persona si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë nga një 21-vjeçar.

Mes viktimave ishte edhe Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

Lajmin për vdekjen e Leas e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët kanë shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të saj, ku ajo shihet e veshur me fanellën e Kosovës.

“Pusho e qetë, engjëlli jonë i familjes, LEA💔. Lea jonë humbi jetën shkaku i sulmit terrorist sot në Graz të Austrisë!”, ka shkruar Eroll Bajrami, një nga familjarët e saj.

Autoritetet austriake ende janë duke hetuar motivet e sulmit, i cili ka lënë të lënduar edhe dhjetëra të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit