Rruga “Abdyl Frashëri” në kryeqytet do t’iu nënshtrohet punimeve infrastrukturore.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, që parashikon kohëzgjatje të punimeve për 7 ditë.
“Ju njoftojmë se nga 11 Qershor 2025, Drejtoria e Investimeve Kapitale do të fillojë punimet për asfaltimin e rrugës “Abdyl Frashëri”.
Punimet do të zhvillohen gjatë orarit të ditës, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet eventuale gjatë kohës së realizimit të punimeve” thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna ka kërkuar nga banorët e rrugës dhe qytetarët frekuentues që të ndjekin udhëzimet për të qarkulluar në këtë segment.