Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte në rrugën “Kole Koçi” në zonën e Yzberishtit.
Policia njofton se rreth orës 21:45, shtetasi Q. B., 69 vjeç, dyshohet se ka kryer këtë akt tragjik, duke humbur jetën në vend. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për sqarimin e rrethanave dhe motivit të këtij veprimi.
Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes brenda vetëm një jave në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për situatën sociale dhe psikologjike në komunitet.
**Foto ilustruese**