Video alarmuese nga aksi Durrës-Tiranë: “Çfarë faji kemi ne nëse na hidhen para?”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2025, 22:03

Një situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin Durrës-Tiranë, ku një këmbësor duket qartë duke lëvizur në këmbë në korsinë e shpejtësisë, pranë betonave që ndajnë dy krahët e rrugës.

Një qytetar, i cili ka qenë dëshmitar dhe drejtues mjeti në momentin e incidentit, ka dokumentuar rastin me shqetësim dhe ka kërkuar që të mbetet anonim. Ai shprehet:
“Çfarë faji kemi ne nëse ky të hidhet para makinës? Doja ta dokumentoja këtë rast, sepse është bërë e frikshme të udhëtosh kështu.”

Ngjarja ngre sërish alarmin për mungesën e sigurisë në rrugë, qoftë nga sjellja e rrezikshme e këmbësorëve, qoftë nga mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në disa segmente urbane.

Autoritetet rrugore dhe strukturat përkatëse pritet të ndërhyjnë për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masa parandaluese në këtë aks të ngarkuar nga trafiku. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit