Mbyllet pjesa e parë: Strakosha hero, Manaj shënon, Shqipëria barazon ndaj Letonisë në Riga

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2025, 21:40

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Skonto” të Rigës, falë një paraqitjeje vendimtare të portierit Thomas Strakosha dhe një goli të Rey Manajt në minutën e 29-të.

Ekipi kuqezi u përball me një moment të vështirë në minutën e 18-të, kur arbitri turk i ndeshjes akordoi një penallti për Letoninë pas një kontakti mes Marash Kumbullës dhe një sulmuesi vendas. Vendimi u kontestua fuqishëm nga lojtarët shqiptarë, por mbeti në fuqi edhe pas rishikimit me sistemin VAR.

Në një moment kyç për fatin e takimit, Thomas Strakosha reagoi në mënyrë të shkëlqyer, duke pritur goditjen nga pika e bardhë dhe duke ruajtur baraspeshën.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 29-të, Rey Manaj, tashmë i graduar si kapiten i ekipit, përfitoi nga një krosim në zonë dhe, pas një devijimi nga mbrojtësi letonez, e çoi topin në rrjetë për golin e avantazhit.

Por në minutat shtesë të pjesës së parë, Letonia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Shqipërisë në ndeshjen që po luhet në Riga.

Pas një krosimi në zonë, një nga sulmuesit letonezë u shkëput në ajër dhe goditi saktë me kokë, duke mposhtur portierin Thomas Strakosha dhe duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

Ky gol erdhi në momentin kur Shqipëria po i afrohej fundit të pjesës së parë me epërsinë e krijuar nga Rey Manaj në minutën e 29-të. Tani skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1-1, ndërsa pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për fatin e kësaj përballjeje kualifikuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit