8 muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, janë publikuar për herë të parë pamjet e atentatit me thikë që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Ngjarja ndodhi në mesditën e 18 nëntorit 2024, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku një konflikt fizik mes disa të rinjve u shndërrua në tragjedi.
Martini u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagës fatale.
Ndërkohë që familjarët e viktimës vazhdojnë betejën për drejtësi në sallat e gjyqit, pas 8 muajsh Prokuroria në shkelje të plotë të ligjit, përpos pamëshirës morale, ka shpërndarë materialet filmike nëpërmjet zarave të Rilindjes.
Skandali dhe lajmi i vërtetë në gjithë këtë kasaphanë që provoi dështimin e sistemit arsimor është provokimi me pamjet e të miturit të ndjerë në media pikërisht atëherë kur ngjarja kishte mbetur një plagë në shërim e sipër, e cila u ngacmua sërish e u shoqërua me lot gjaku...
Në një zbulim ekskluziv të JOQ Albania u bë me dije se pjesë e grupit të vrasësit ishte edhe i biri i hetuesve të BKH Kledion Bejkaj emri i të cilit u fshi nga Policia e Prokuroria, teksa njëri prej të miturve i cili mbeti i plagosur në ngjarje e denoncoi publikisht se e kishte plagosur me thikë.
Bejkaj u ndaluar nga policia, pasi policia pretendoi se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçaj.
JOQ zbuloi se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë SPAK.