Del formacioni zyrtar ndaj Letonisë, Rey Manaj “gradohet” kapiten i Shqipërisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2025, 19:56

Janë bërë publike formacionet zyrtare për përballjen e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Letonisë, e vlefshme për ndeshjen e katërt në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime të detyruara në formacion, për shkak të mungesës së dy qendërmbrojtësve titullarë. Berat Gjimshiti nuk luan për shkak pezullimi nga kartonët, ndërsa Arlind Ajeti mungon për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin "Skonto" të Rigës, duke nisur nga ora 20:45.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha në portë; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, dhe Balliu në mbrojtje; Laçi, Shehu, dhe Asllani në mesfushë; Hoxha, Manaj dhe Broja në sulm.

Një nga momentet më të veçanta të kësaj ndeshjeje është zgjedhja e Rey Manajt si kapiten i Kombëtares, një sinjal besimi nga trajneri Sylvinho, edhe pse sulmuesi humbi një penallti në sfidën e kaluar ndaj Serbisë.

Shqipëria synon fitoren për të qëndruar në garë për një vend në fazën finale të Botërorit 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit