Aplikimi për provimin e maturës vazhdon deri më 12 qershor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2025, 21:28

Ministria e Arsimit ka njoftuar se aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojë deri më 12 qershor në orën 24:00.

Aplikimi fillimisht ishte i hapur nga 27 maji deri më 10 qershor, e aprovimi i aplikimeve deri më 11 qershor.

Por, Ministria njoftoi se deri tani, maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor 2025, në orën 24:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit