“Kështu nisin sherret!” Gruaja në Vlorë hedh plehrat nga ballkoni mbi makinën e parkuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.06.2025, 19:35

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje të papranueshme, që flet shumë për mungesën e kulturës qytetare dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Sipas denoncimit, një grua banore e një lagjeje të qytetit, është parë duke hedhur një qese me mbeturina nga ballkoni i banesës së saj, pa asnjë shqetësim për pasojat. Qesja ka rënë mbi një automjet të parkuar poshtë, duke rrezikuar dëmtimin e pronës së dikujt tjetër.

Kështu nisin sherret,” shkruan qytetari, duke theksuar se veprime të tilla të pakujdesshme janë burim konfliktesh të panevojshme, por gjithashtu kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban.

Në mesazhin e tij ironik, qytetari shprehet: “Përshëndetje JOQ! Viti është 1960 dhe qyteti është Vlora. Kështu hidhen mbeturinat këtu, mbi makinat e njerëzve. Pastaj pyesin pse ndodhin sherret.

Ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si mesazh që të mos përsëriten në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit