Zgjedhjet e 11 Majit/ Goxhaj tregon 9 mashtrimet e raportit OSBE ODIHR: PD-PS fshehin të vërtetën

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 11.06.2025, 17:42

Janë bërë 1 muaj nga dita kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Pas një muajsh, rezultatet shprehin se koalicioni opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 Majit, duke siguruar vetëm 50 mandate deputetësh për legjislaturën e re të Shtatorit, teksa PS mori mandatin e 4 duke siguruar 83 ulëse në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me këto zgjedhje, një intervistë për TVA News, avokati Altin Goxhaj, njëherësh ish-kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë dhe ish-kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në listat e hapur nën siglën e koalicionit PD-ASHM pati një reagim të fortë. Në intervistën me gazetaren Sedjana Huna, Goxhaj hodhi dyshime serioze mbi integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se problemi nuk qëndron tek mungesa e zgjedhjeve të lira apo të ndershme, por tek mungesa totale e një përshkrimi real të asaj që ndodhi me të vërtetë në 11 Maj

Sipas tij, Partia Demokratike po fsheh një të vërtetë të madhe për shkak të kompromiseve të mëparshme me qeverinë, duke përfshirë pazaret e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me Edi Ramën. Goxhaj theksoi se e vërteta ndodhet në vetë kutinë e votimit, ku janë gjetur mbi 150 mijë fletë votimi më shumë, si pasojë e manipulimeve që sipas tij PD nuk ka guximin t’i denoncojë realisht. Avokati shtoi se në raportin e OSBE-ODIHR, ka pasaktësi të rëndësishme për rolin e pajisjeve të identifikimit elektronik duke theksuar 9 mashtrimet e raportit.

"Në Shqipëri nuk mund të themi se nuk ka patur zgjedhje të lira apo të ndershme. Në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje fare. PD fsheh një të vërtetë shumë të madhe sepse ato janë kompromentuar për të thënë të vërtetën. PD nuk e thotë dot të vërtetën. E vërteta është në kutinë e votimit, sipas të dhënave që kemi bërë mbi 150 mijë fletë më shumë për shakak të komprimeseve, pazareve që PD ka bërë para 5 vitesh me Edi Ramën, pra një herë Lulzim Basha dhe tani Sali Berisha. PD po bën sikur denoncon. Kam një letër që drejtohet OSBE ODHIR, një material prej 16 faqesh, profesionale që shpjegon se në raportin e publikuar nga OSBE ODHIR, sipas Goxhajt në një faqe 9 herë. Në këto pajisje që në Shqipëri ka patur pajisje të identifikimit në ccdo qendër votimi dhe për shkak të kësaj, ccdo vota në kuti është bërë e verifikueshme në bazë të kartës së identitetit, ID. Kjo është gënjeshtër. Ne kemi vërtetuar në datën 29 prill përballë OSBE dhe KQZ që unë votova dy herë për vete dhe për kolegun tim dhe ekspertin Armando Brushi. Një lajm që u fsheh nga OSBE, KQZ dhe nga mediat e pushtetit", tha Goxhaj për TVA News.

PËR MË TEPËR NDIQNI INTERVISTËN ME AVOKATIN GOXHAJ

Ai deklaroi se pretendimi se çdo votë është e lidhur drejtpërdrejt me ID-në e votuesit është një gënjeshtër, të cilën ai vetë e ka kundërshtuar përpara përfaqësuesve të OSBE dhe KQZ-së. Goxhaj pretendon se më 29 prill arriti të votojë dy herë për vete dhe për kolegun Armando Brushi duke treguar sipas tij qartë se sistemi ka dështuar. Ky fakt, sipas Goxhajt, është fshehur qëllimisht nga institucionet dhe mediat pranë pushtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit