Makina e dyshekëve merr zjarr në ecje, shoferi nuk e dallon fare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.06.2025, 16:44

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në zonën e Pulariut në Sarandë, duke rrezikuar shoferin dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Siç shihet dhe në pamje, shoferi nuk e kishte vënë re se ngarkesa me dyshekë kishte marrë flakë dhe vazhdoi rrugën derisa iu bë shenjë nga shoferët e tjerë të ndalonte. Zjarri u shua nga qytetarët me bidona uji.

Fatmirësisht, incidenti shkaktoi vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Mesazhi i denoncuesit:

Ngarkesa me dyshekë mori flakë në lëvizje në Sarandë, Pulariu. Qytetarët e shuan zjarrin me bidona uji. Makina dhe njerëzit shpëtuan pa lëndime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit