Banorët e një pallati në zonën e Kamzës në Tiranë po përballen prej dy javësh me një situatë shqetësuese dhe të papranueshme. Një shtetas, që prej rreth një viti banon në një apartament përballë tyre, ka filluar të kryejë veprime të turpshme dhe të pahijshme nga ballkoni, duke terrorizuar sidomos gratë dhe nënat me fëmijë. Kjo sjellje e vazhdueshme ka detyruar disa banorë të mbyllin grilat përgjithmonë, pa mundur të shfrytëzojnë ballkonin apo të thajnë rrobat, nga ndjenja e neverisë.
Situata është bërë aq e rëndë, saqë banorët ndihen të bllokuara në shtëpitë e tyre, të detyruara të jetojnë në errësirë gjatë ditës për të shmangur përballjen me këtë sjellje të sëmurë. Njëra prej banoreve shprehet se nëse bashkëshortët do ta merrnin vesh çfarë ndodh realisht, do të përshkallëzohej më tej konflikti. Ky realitet ka krijuar një panoramë të shpifur dhe stresi të vazhdueshëm për familjet, ndërsa reagimi i autoriteteve ka munguar plotësisht deri më tani.
"Prsh si jeni. Ju lutem kisha nevoje per juve, per ndihmen tuaj. Ju lutem kam nje hall te madh shikoni ca ben ky plehra zoti e vrafte na mbylli nuk hapim dot grilat nuk dalim dot as me hap rrobat i bej thirrje familjareve te tij te marrim masa nuk eshte normale dhe nuk ja kemi për borxh te mbyllim fëmijët ne errësire me grila te mbyllur diten e naten prej ketij maniakut se po e mori vesh burri s’ka faj behet situata me keq ju lutem publikojeni qe familjaret e tij te marrin masa po ashtu dhe shteti te marr masa ku drejt këtyre perverseve se na e shpifen. Ne kamzes tirane. Te lutem te përgjërohem me ndihmoni se nuk dal dot nga ballkoni. Komshia poshtë i ka mbyll grilat tha nuk kam qa me i ber dot me mir nuk po dal nga ballkoni. Ka dy jave qe ky zotrija e ben kete gje. Ka nje vit me tha grat ne pallat komshinjte qe ka ardhur aty tek pallati drejt per drejt nesh por ket gje ka dy jav qe e ben kete gje kete veprim skandaloz vetem kur me tha kmshiu posht nuk dal dot ne ballkon ka dy jave se ben me ka ik truni kur e pash edhe un", shkruhet në denoncim.
Banorët bëjnë thirrje të fortë publike për ndërhyrjen e policisë dhe për reflektim nga familjarët e personit që po ushtron këtë sjellje të papranueshme. Ky nuk është një problem që mund të fshihet ose të tolerohet.