ChatGPT jashtë funksionit, kaos te përdoruesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.06.2025, 15:04

ChatGPT është padyshim chatbot-i më i popullarizuar i inteligjencës artificiale aktualisht, që do të thotë gjithashtu se OpenAI duhet të bëjë një punë të shkëlqyer për të siguruar që funksionon në mënyrë të besueshme për të gjithë.

Megjithatë, ndërprerjet e shërbimit janë realitet dhe madje edhe më të mirët në biznes përballen me to. Aktualisht, ChatGPT nuk po performon në mënyrën më të mirë të mundshme në prodhimin e përgjigjeve, për shkak të një ndërprerjeje masive në pjesë të ndryshme të botës.

Përdorues nga vende të ndryshme kanë raportuar probleme me ChatGPT pasi çfarëdo komande që i paraqitet ‘chatbot’-it, vjen një përgjigje: “Gabim në dërgimin e mesazhit”.

Ky incident ka ringjallur shqetësimet në lidhje me varësinë në rritje të shoqërisë nga mjetet e inteligjencës artificiale për punë dhe jetën e përditshme. OpenAI, zhvilluesi i ChatGPT , po heton aktualisht problemet teknike që çuan në 'shkallë të larta gabimesh'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit