Qytetari denoncon projektin e rrugës së Freskut: Nuk do heq murin rrethues, por dhe trotuarin dhe pemët

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 10.06.2025, 15:06

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon se ndërtimi i rrugëve të Freskut ka pësuar ndryshime të papranueshme, që duket se janë të lidhura me praktika korruptive. Sipas qytetarit që ka kontaktuar me JOQ dhe ka siguruar video, zgjerimi i rrugës, siç ishte parashikuar në projektin e mëparshëm, po ndryshohet në favor të një subjekti privat, që ka lidhje me një pronar të një vile në zonë. Ndryshimi i planit ka ngritur dyshime te banorët se ka pasur një marrëveshje mes personave përgjegjës për ndërtimin dhe pronarit të vilës, e cila do të përfitojë nga këto ndryshime.

Një prej ndryshimeve kryesore ka të bëjë me ndërtimin e një muri rrethues, i cili ishte planifikuar të prishej për të mundësuar zgjerimin e rrugës. Sipas denoncuesit, ky mur nuk do të prishet siç ishte parashikuar, ndërsa tashmë po prishen trotuaret dhe do të preken pemët, duke ndryshuar thelbësisht planin fillestar. Ky veprim i papritur ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët dyshojnë se këto ndryshime janë bërë për t'i shërbyer interesave private të disa individëve.

"Pershendetje. Doja te denencoja nje shkelje korruptive ne rruget qe po behen tek fresku.ne projekt eshte ndryshe zgjerimi i rruges dhe kto po e ndryshojne sepse si duket personi qe ka vilen kan rene dakord per gjona korruptive. Dhe muri rrethus i viles nuk do prishet sic ishte plani por po prishin trotuarin dhe do presin dhe pemet. Ju lutem anonim", shkruan qytetari për JOQ Albania.

Qytetarët denoncojnë mungesën e transparence në lidhje me këtë projekt, duke lënë hapësirë për dyshime mbi mundësinë e korrupsionit. Denoncuesi ka kërkuar që ky rast të hetohet, në mënyrë që të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet që projekti të realizohet sipas planit të miratuar, pa u favorizuar asnjë individ të caktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit