Një vajzë e re ka denoncuar një rast shqetësues që ka ndodhur në zonën e Plepave, teksa ajo ndodhej në plazh duke pushuar.
Sipas saj, një burrë rreth të 50-ave ka qëndruar për më shumë se 30 minuta duke e vëzhguar në mënyrë të dyshimtë, duke krijuar siklet dhe pasiguri tek kjo e fundit.
“Është më shumë se gjysmë ore që ky person rri aty dhe na shikon në mënyrë të çuditshme. Jemi ndjerë në siklet të madh,” -shprehet qytetarja, e cila ka dërguar edhe një video për të dokumentuar rastin.
Ajo kërkon që autoritetet të marrin masa për raste të tilla, pasi prania e individëve me sjellje të pazakonta në zona turistike rrezikon sigurinë dhe qetësinë publike.