Adrola e konfirmon lidhjen me Capital T-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2025, 12:42

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi kosovar Capital T po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme lidhjen e tyre, duke ndarë herë pas here momente të ëmbla me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Pak javë më parë, çifti u pa së bashku në Toskanë të Italisë, një nga vendet më romantike për pushime.

Capital T publikoi disa foto nga udhëtimi, ndër to edhe një ku shihet dora e kapur e modeles bukuroshe — një detaj që s’u shpëtoi fansave.

Së fundmi, shkëmbimet e tyre në Instagram kanë ngritur akoma më shumë dyshimet, ose më saktë, i kanë kthyer ato në një siguri për ndjekësit.

Në një postim të Adrolës nga pushimet, Capital T nuk ngurroi të komentonte me një zemër të kuqe, ndërsa modelja komentoi në fotot e reperit me një përshkrim shumë më romantik: “Ky është tipi im”.

Epo, dashuria duket qartë se është në ajër për këtë çift simpatik. Tani neve na mbetet vetëm të pyesim: A do të kemi dasmë këtë verë, apo do na surprizojnë papritur?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit