Plazhi i Velipojës me mbeturina, pushuesit bëjnë punën e Becit, marrin qese e pastrojnë vetë

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 10.06.2025, 14:26

Sezoni turistik ka nisur në plazhin e Velipojës ku pushuesit kanë mbërritur për të shijuar ditët me diell të qershorit dhe flladin e mrekullueshëm dhe freskinë e detit. Jemi në javën e parë të qershorit dhe temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin bregdetin e Velipojës për pushime.

Një pjesë e pushuesve janë përfshirë edhe në nisma vullnetare për të pastruar vetë vijën bregdetare të Velipojës. Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka dërguar video nga plazhi i Velipojës ku shihen qytetarë pushues të cilët mbledhin mbeturinat në zonat e rërës duke dhënë një shembull pozitiv por duke vënë në pah dhe mungesën e pastrimit të plazheve në këtë sezon veror nga institucionet përkatëse.

Në mungesë të ndërhyrjes së plotë institucionale për pastrimin e plazhit para nisjes së sezonit turistik veror, qytetarët japin një shembull të shkëlqyer duke pastruar vijën bregdetare. Ajo që duhej të ishte bërë nga strukturat publike po bëhet nga pushuesit.

Në fakt duke qenë se sezoni ka nisur, ajo që pritej nga bashkia Shkodër me kryetar Benet Becin dhe institucionet përgjegjëse ishte një plazh i pastër. Një zonë turistike, një perlë e Shqipërisë siç është Velipoja nuk duhet të funksionojë me vetëorganizim apo vullnetarizëm. Nëse Velipoja synon të forcojë imazhin si destinacion i preferuar veror, duhet që pastrimi të mos mbetet një barrë mbi pushuesit, por të jetë detyrë e bashkisë dhe institucioneve përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit