Besnik Bislimi ftohet në Prokurorinë Speciale për rastin e Faton Pecit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2025, 14:03

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Bislimi ka qenë i ftuar për të hënën që vjen, por ai për shkak të angazhimeve, ka kërkuar që intervista të zhvillohet më 18 qershor në orën 09:30 në Prokurorinë Speciale.

Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Peci, për më shumë se tri orë ishte intervistuar në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore. Intervistimi i tij ishte realizuar pas bastisjeve në katër lokacione.

Përveç ministrisë dhe AUV-it, ishin kryer kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor si dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.

Ndërkaq, Peci e kishte pranuar se Besnik Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës. Ai ka pranuar se dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë temë.

“Unë jam kthy në ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thenë Peci.

Vëllai i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi po punonte në kompaninë e babait të aksionarit të konzorciumit i cili e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit