Sot, më 10 qershor 2025, një ngjarje tragjike ndodhi në një shkollë të qytetit Graz, Austri, ku disa persona u plagosën dhe raportohet paraprakisht për deri në tetë viktima. Një nxënës ka qenë autori i sulmit, i cili dyshohet se ka përdorur disa armë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Pas ngjarjes në Austri, një tjetër ngjarje e rëndë në shkollë ka tronditur një tjetër vend europian këtë të martë. Një nxënës ka vrarë me thikë një asistente 31-vjeçare në një shkollë të mesme në Hauts-de-Marne. Sulmi ka ndodhur, kur po bëhej kontroll në çantat e nxënësve, përpara se ata të hynin në ambientet shkollore.
Gruaja u plagos rëndë, u transportua në urgjencë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autori i ngjarjes, nxënës gjimnazi u dërgua në paraburgim. Ngjarja ka tronditur autoritetet franceze.