Provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi/ Dështon sërish Ministria e Arsimit, dalin tezat 20 minuta pas nisjes

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 10.06.2025, 12:11

Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i dytë për maturantët, konkretisht provimi Gjuha Shqipe dhe Letërsia. Si çdo vit, sot, vetëm 20 minuta para nisjes së provimit, sërish në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes duke treguar edhe njëherë dështimin e Ministrisë së Arsimit.

Në rrjete sociale ka qarkulluar me shpejtësi variant i tezës B. Tezat e provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike siç ndodhi edhe në provimin e kaluar të 3 qershorit me gjuhën e huaj. Sot më shumë se 27 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimeve të maturës, i cili ka nsiur në orën 10:00. Ndërkohë provimi do të vijojë deri në orën 12:30.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit