Argjend Kraja, 19 vjeç, Artur Zalla, 21 vjeç të dy nga Fushë-Kruja kishin zhvilluar një parcelë me 1800 fidanë kanabis sativa në Okshtun të Bulqziës.
Ky akt ka çuar në pranga Krajën i cili u shërbente bimëve narkotike, teksa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij në krim 21-vjeçari Zalla.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.