“Pse u përzive me Klodin?!” E reja bën rezil vajzën e re të të dashurit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.06.2025, 11:11

Një tjetër episod i rinisë së sotme ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe banorëve të një lagjeje të kryeqytetit, ku një vajzë është përfshirë në një konflikt verbal të ashpër në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona, rreth orës 00:00 pas mesnate, ku vajza është dëgjuar duke bërtitur dhe sharë në telefon, në atë që dyshohet të jetë një përballje me një vajzë tjetër, që sipas saj, “po i merr të dashurin”.

Tonet e larta, të bërtiturat dhe fjalori i papërshtatshëm kanë shqetësuar banorët e zonës, të cilët janë detyruar të dalin në ballkone për të kuptuar se çfarë po ndodhtte.

Disa raportojnë se ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në rrugët e qytetit, ku dramat personale shpeshherë shpërthejnë publikisht, duke prishur qetësinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit