Air Albania anulon dy herë fluturimin, familja shqiptare në stres dhe pa zgjidhje në aeroportin e Milanos

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 10.06.2025, 10:54

Denoncimet për Air Albania nuk kanë fund! Pas anulimit të fluturimit 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë gjatë ditës së djeshme (9 qershor), një denoncim tjetër ka mbërritur sot sërish për këtë kompani.

Një familje shqiptare që priste të kthehej në atdhe me Air Albania nga Milano ka përjetuar një kalvar pritjeje e pasigurie. Fluturimi i datës 9 qershor u anulua papritur, dhe pas shumë orësh në aeroport me fëmijët, iu ofrua mundësia e nisjes më 10 qershor në të njëjtin orar. Por edhe ky fluturim është anuluar në minutat e fundit, duke i lënë sërish në një situatë të pashpresë.

Pas dy netësh të kaluara në aeroport dhe tashmë të sistemuar në një hotel të paguar nga xhepi i tyre, familja thotë se askush nuk u jep informacion se çfarë do të ndodhë më tej. Ata nuk kanë marrë asnjë shpjegim zyrtar për anulimet e njëpasnjëshme, as ndonjë garanci për rimbursimin e hotelit apo makinës me qira që kanë përdorur gjatë kësaj kohe.

“Pershendetje JOQ jemi nje nga familjet fatkeqe qe duhet te ishe nisur dje me Air Albania nga Milano. Na dhane mundesine te niseshimi sot ne te njejtin orare. Pak minuta me pare na vjen messazhi qe edhe ky fluturim u anullua. Si mund te tallen ne kete menyre? Dhe mbi te gjitha tani kemi ngel ne hotel dhe askush nuk di te na thote se cdo te ndodh. Prenotimin e hotelit kush do ma paguaj? Makinen me qera? Keto dy dite te kaluara ne aroport me femijet? nje tjeter arsye per te mos u kthyer më, as per pushime. Fluturimi i dates 9 i anuluar. Me pas fluturimi i dates 10 i anuluar. Dje na garantuan qe sote do ishim niser 100%. Ne telefone nuk pergjigjen”, shkruan denoncuesi.

Familja kërkon që kompania ajrore të marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar, duke garantuar transparencë, rimbursim dhe trajtim dinjitoz për qytetarët që mbeten të bllokuar pa ndihmë institucionale. Thirrja e tyre është për zgjidhje konkrete!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit