Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje nga partia: U thirrëm për drejtësi, jetojmë me padrejtësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2025, 08:28

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Besard Isufi, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo parti përmes një postimi publik në rrjetin social Facebook, duke denoncuar parregullsi të theksuara në qeverisjen komunale dhe padrejtësi ndaj aktivistëve.

Isufi, thekson se vendimi për t’u larguar nga Lëvizja vjen pas zhgënjimeve të grumbulluara gjatë katër viteve të fundit, të cilat, sipas tij, kanë kulmuar me “shkelje të drejtësisë” në konkursin e fundit për pranimin e infermierëve në komunën e Kamenicës.

Aktivisti, ka ngritur edhe dyshime serioze për manipulime në procesin e testimit, duke pretenduar se testet janë shpërndarë paraprakisht për kandidatët e preferuar.

“Testi që përfshinte edhe një ese me të paktën 16 rreshta është plotësuar për vetëm 10 minuta. Kjo është e papranueshme,” ka shkruar ai.

Isufi, njofton gjithashtu se nuk do të garojë më për Asamblenë Komunale, duke theksuar se arsyeja nuk është mungesa e kapacitetit, por mospranimi për të qenë pjesë e një strukture që, sipas tij, “është thirrur për drejtësi, por sot jeton me padrejtësi”.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit