Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në autostradën A6 pranë daljes për Bridel, në drejtim të Belgjikës, ku një përplasje midis një furgoni dhe një kamioni ka rezultuar fatale për një person.
![]()
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në qarkullimin rrugor dhe bllokimin e plotë të segmentit përkatës të autostradës. Autoritetet kanë njoftuar për devijim të trafikut dhe kanë paralajmëruar vonesa të konsiderueshme gjatë gjithë pasdites.
![]()
Fatkeqësisht, nga ky aksident ka humbur jetën Ervin Sinani, 27 vjeç, një i ri shqiptar. Shërbimet emergjente, përfshirë zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit (CGDIS), policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Rrugëve, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, por për të riun nuk ka mundur të bëhet asgjë.
![]()
Rrethanat që çuan në aksident mbeten ende të paqarta dhe një hetim zyrtar është në zhvillim e sipër.
![]()