Paraditen e sotme JOQ publikoi një video nga rruga Shëngjin-Velipojë, e cila ishte mbushur plot me gjarprinj.
Një qytetare e shqetësuar tha se një pjesë e këtij aksi ishte bërë shumë e rrezikshme për shkak të zvarranikëve që lëviznin përgjatë asfaltit. Ajo u bëri thirrje autoriteteve që të marrin masa në mënyrë që të shmangin ngjarjet e rrezikshme me pushuesit.
Menjëherë pas denoncimit që shkaktoi një bujë komentesh, një qytetare ka treguar për redaksinë tonë se si u pickua nga një gjarpër dhe iu desh të qëndrojë për 12 ditë në reaminacion në gjendje të rëndë.
“Kini hedhur nje postim per gjarprinjte rruges Shengjin-Velipoje! Per gjithe ata qe shkruajn kot me kot. Pa gacmuar gjarprin thjeshe hodha kemben e se pashe me pickovi nga mbrapa desh vdiqa nje muaj ne spital. 12 dite ne reminacjon,” shkruan ajo.